Gjigantet e Evropes, nuk njohin gabime
Italia, ekipi qe mban kuroren e kampiones se botes fitoi ndaj Malit te Zi 2-0, duke u bashkuar me Gjermanine dhe Holanden, ne zonen evropiane si kryesuese e grupit, ne rrugen drejt finaleve te boterorit afrikan. Andrea Pirlo dhe Xhampaolo Pacini realizuan te shtunen ne mbremje per Italine duke e kaluar ne krye te grupit, ekipin e tyre qe perfitoi edhe nga gabimi i Irlandes, qe eshte ndalur ne barazim 1-1, me Bullgarine. Franca fitoi 1-0, ne Lituani dhe pas ketij suksesi presioni eshte lehtesuar karshi trajnerit, Rajmond Domenek. Pirlo kaloi Italine, ne '11 ne epersi, pasi shenoi nga pika e bardhe, ndaj Malit te Zi. Mbrojtesi Radoslav Batak ndali topin me dore. Pacini shenoi golin e dyte, ne ndeshjen debutuese, me ngjyrat e kombetares se Italise. "Morem nje fitore te nevojshme," - theksoi trajneri i Italise, Marcelo Lipi, i cili theksoi me tej, se 11-metershi rezultoi vendimtar, ne lojen e skuadres se tij: "Per t'i dale mbane, si dhurate morem nje penallti, te cilen edhe mendoj se mund edhe te mos e kishim merituar." Italia pas ndeshjeve te fundit ndodhet dy pike para ndjekesit me te afert, Irlandes qe e ndjek ne kuoten e 11 pikeve. Bullgaria barazoi ne Irlande dhe ndodhet ne vend te trete, me shtate pike. Fitorja e fundit e Holandes 3-0 ndaj Skocise, do te thote se tulipanet edhe me nje fitore tjeter me Maqedonine, do ta kene te sigurt kualifikimin ne finalet e boterorit. Holanda eshte ekipi, me shkeputjen me te madhe, ne zonen evropiane. Holandezet ndodhen tete pike para ndjekesit me te afert pas fitores 3-0, ndaj Skocise. Gjermania e pati me te lehte fitoren, kunder Lihtenshtejnit. Gjermanet fituan 4-0, duke mbetur te qete ne krye te grupit, kater pike para vendit te dyte.