Batuta, Mourinjo debuton në qytetin e "mafies"
Të shtunën në mbrëmje Interi do të luajë në Palermo dhe menjëherë rishfaqet një batutë e Hoze Mourinjos mbi mafien. Atëherë trajneri i Çelsit, e krahasoi transfertën e "bluve" në fushën e Oportos (ish-skuadrës së tij, Porto) me një udhëtim të rrezikshëm në Palermo: "Do të kem nevonë për 4-5 truproja. Është njëlloj sikur të shkosh në Palermo." Fjalë që irrituan Zamparonin dhe Kufaron, atëherë president i Rajonit të Sicilisë. "Ishte vetëm një batutë", - u përgjigjën dje nga klubi. Sicilia, mafia dhe vendet e zakonshme të përbashkëta. Ishte 1 dhjetor 2004 kur 'I Veçanti" i intervistuar mbi rikthimin e tij në Portugalinë që e bëri të famshëm si trajner të epokës moderne, tha atë batutë jo të vlerësuar. Kritikat, sidomos nga "populli" sicilian ishin të mëdha. Ai që u inatos më shumë ishte dhe Guidolin, që me qytetin dhe Zamparinin, nuk pati asnjëherë një marrëdhënie të mirë.
Tani, pas katër vjetësh, Mourinjo do të jetë në Palermo për ndeshjen me Interin në kampionat. Duke pritur që portugezi të përgjigjet, ai që flet në emër të trajnerit, është Marko Branka, drejtori teknik i zikaltërve: "Tha vetëm një batutë, në një konstekst të saktë historik. - Nuk ka kuptim ta krahasosh popullin sicilian e palermitan me fenomene të tilla. Unë kam shumë miq atje, është një vend i shkëlqyer." Edhe Zamparini e fal: "Frazat e Mourinjos? Fajti s'është i tij, por i gazetave të huaja, i atyre që shkruajnë mbi Palermon e mafien. Unë, kur shkoj në Veri te miqtë e mi, u them gjithnjë që nëse ka një qytet ku gratë e tyre mund të bëjnë xhiro të qeta në qendër në mesnatë, është Palermo."