E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e një pallati në Vlorë: Frikë për përsëritjen e tragjedisë

Vlorë- Pas ngjarjes së Gjirokastrës, banorët e një pallati në Vlorë e kanë gdhirë natën në frikë, ndërkohë që fëmijët që dje i kanë dërguar tek të afërmit.

Bëhet fjalë për banorët e një pallati 5 katësh, në lagjen “29 nëntori” në Vlorë, ngjitur me të cilin 5 vejt më parë është nrgitur një pallat 9 katësh, që ka shkaktuar çarjen e mureve në thuajse të gjitha hyrjet.

Që atëherë banorët e kundërshtuan ngritjen e pallatit të ri, madje në bazë të verifikimit të specialistëve pallati u deklarua i pabanueshëm.

Sot ata kanë frikën e përsëritjes së ngjarjes së Gjirokastrës dhe janë drejtuar në zyrat e Bashkisë, ku kanë kërkuar zgjidhjen e problemit.

Kreu i bashkisë, Gjika ka premtuar se do ta çojë sërish çështjen në këshillin bashkiak dhe do të bëjë të pamundurën për zgjidhjen e problemit. “Nëse qeveria nuk jep fonde për këtë rast, atëherë do të bashkëpunojmë me firmat e ndërtimit për sistemimin e banorëve”- ka thënë Gjika pas takimit.

Dy vjet më parë problemi i tyre iu përcoll këshillit bashkiak, pasi një komision ekspertësh me 8 inxhinierë ndërtimi, në bazë të relacionit e nxorën pallatin 5 katësh të pabanueshëm.

Bashkia në këtë rast kërkoi tjetërsim trualli, të shembej pallati dhe të ngrihej një tjetër, por këshilli bashkiak nuk e miratoi pasi çështja ishte në gjyq. Frika e përsëritjes së ngjarjes i ka vënë ata në panik të plotë dhe presin një zgjidhje urgjente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›