Dënohet me burg lazaratasi, kultivoi dhe trafikoi kanabis
Sarandë-Gjykata ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burg një banor të Lazaratasit, të akzuuar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. “Shtetasi Bedri Basha, i ndaluar që në muajin janar të këtij viti do të vuajë dënimin për veprën prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike”- thanë burimet e gjykatës.
Më 24 tetor të vitit të shkuar, përmes operacionit“Vendosmeria’ nëvendin e quajtur Kanali i Çukës, policia e Sarandës asgjësoi sasinë rekord të narkotkëve të kapur prej 370.5kg kanabis satva, e cila ishte në pritje të një skafi që do të transportonte në Korfuz. Dy transportuesit e mallit të ndaluar, Përparim Saliko, nga Konispoli, 29-vjeç dhe Emiliano Telhai, 22-vjeç u prangosën nga policia dhe u dënuan disa muaj më vonërespektivisht me 6 vjet dhe 5 vjet.
Nga analiza e gjurmëve të gjetura në çantat e plasmasit ka rezultuar se ato i përkisnin shtetasit nga Lazarati, gjë që e ka pohuar dhe vetë ai gjatë hetimeve paraprake. Sipas hetimit u arrit në përfundimin se akuza e ngritur për Bedri Bashën u konsiderua e provuar.
Pala mbrojtëse për të shpëtuar nga vendimi me burg të klientit të vet kërkoi ekspertimin e gjendjes së shëndetit mendor të të të pandehurit, por dy ekspetet mjeko-ligjorë, që ekzaminuan lëshuan raport për gjendje të mirë shëndetësore. Vuajtja e dënimit për këtë shtetas fillon qysh nga data e ndalimit.