Batuta e Kryeministrit: Prisja 2 miliardë euro nga shitja e OSSH
Kryeministri Berisha e ka vlerësuar procesin e hapjes së ofertave për privatizimin e OSSH si tepër transparent. Kreu i qeverisë u mundua t‘i shmanget pyetjeve rreth kësaj çështjeje, por nuk ngurroi të hidhte një batutë për çmimin e shitjes të 76 për qind të aksioneve. "Nëse do të më pyesnit, do të doja që ai të ishte edhe 2 miliardë, por kjo nuk varet nga unë". Më tej Kryeministri e lidhi procesin me luftën kundër korrupsionit. "Unë e konsideroj jetike luftën kundër korrupsionit dhe, nëse ka më pak korrupsion, sigurisht që ka më shumë drita dhe të mira të tjera".