Hidrocentrali i Ashtës, lidhet kontrata 160 milionë euro me austriakët e "Verbund"
Ashta, hidrocentrali i ri dhe i fundit që do të ndërtohet mbi lumin Drin, parashikon të rrisë në maksimum fuqinë prodhuese të energjisë elektrike nga kjo kaskadë. Garën për ndërtimin e HEC-it, me fuqi instaluese 48.2 MW, e fitoi kompania austriake, "Verbund", me vlerë investimi 160 milionë euro. Në këtë kuadër, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, ka firmosur dje marrëveshjen për ndërtimin dhe dhënien me koncesion të HEC-it të Ashtës, me Christian Kern, anëtarin e Bordit të Menaxhimit të Kompanisë austriake "Verbund". Në ceremoninë e nënshkrimit nuk mungonte as Kryeministri Berisha, i cili vlerësoi projektin si më të mirin e mundshëm, në raport me konkurrentët e tjerë.
Projekti
"Verbund" u shpall fituese në garën e zhvilluar nga METE, duke sjellë një ofertë me një çmim të blerjes së energjisë elektrike prej 5.9 euro cent/kWh, me një kapacitet të instaluat prej 48.2 MW dhe një investim prej 160 milionë euro. Projekt-propozimi i sjellë nga "Verbund" parashikon 2 nënstacione energjie. Centrali elektrik, kanalet rrjedhëse dhe të gjitha objektet e tjera ndodhen në bregun e majtë të lumit Drin. Niveli normal i ujit në rezervuarin e Spatharës do të jetë 23 m mbi nivelin e detit, i cili mund të rritet deri në 27 m mbi nivelin e detit, në veçanti në rastin kur HEC-i i Vaut të Dejës punon me kapacitet të plotë. Periudha totale, që nga fillimi i fazës së ndërtimit deri në datën e përfundimit të punimeve, nuk do t‘i kalojë 40 muaj. "Verbund" është krijuar që prej vitit 1947 dhe ka në pronësi të saj rreth 107 hidrocentrale, 9 termocentrale dhe 50 nënstacione elektrike.
Vlerësimi
Ministri Ruli ka shprehur dje, pas nënshkrimit të kontratës se, me negociatat e bëra ka arritur një kontratë koncesioni të standardeve ndërkombëtare. "Firmosja e kësaj kontrate me një nga kompanitë lider në fushën energjetike në Evropë është shprehje e së vërtetës se qeveria shqiptare dhe reformat e saj për nxitjen e investimeve në vend, kanë krijuar kushtet që investitorët strategjikë ta shohin Shqipërinë si një vend ku "doing business (të bësh biznes) është një mundësi reale", tha kreu i Energjetikës në vend. Ministri bëri të ditur, se për ndërtimin e HEC-it të Ashtës janë ndërmarrë një sërë konsultimesh me publikun, përfshirë shoqatat e ambientalistëve, pushtetin vendor dhe popullsinë e zonës.
Devolli
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kryeministri Berisha është shprehur se, "sot (dje) është një moment shumë i rëndësishëm, pasi kompania fituese është një kompani austriake, nga një vend mik, me të cilët është krijuar një traditë e shkëlqyer bashkëpunimi dhe investimesh në Shqipëri". Sipas tij, janë një seri kompanish të mëdha austriake, që investojnë në Shqipëri dhe tani vjen dhe kompania më e madhe në fushën e energjetikës. "Shpresoj që edhe kompania EVN të përfundojë së shpejti punën dhe të bëjë të gjithë koncesionet e nevojshme në kontratën më të madhe në negocim deri tani, që është kaskada e Devollit", shtoi në fund Kryeministri.