Shteti në teori dhe shteti në praktikë
Prej një jave, në "Top Channel" është denoncuar një masakër mjedisore që po bëhet në Pyllin e Sodës në Vlorë. Atje, kamionët e firmave të ndërtimit dhe sipërmarrjeve të tjera, shkarkojnë pa pushim dhera, materiale inerte dhe mbeturina të ndryshme. Imazhet na tregojnë një natyrë jo në mëshirë të natyrës, por në mëshirë të njeriut të pamëshirshëm. Teksa shikonim kamionët, që në radhë shkaktonin mbeturina, mu në mes të pyllit me pisha dhe në buzë të rërës e detit, pyetja që na mundonte e na mundon është: Përse nuk del një nëpunës i shtetit, një polic a dikush tjetër, që ta ndalojë atë kamion, ndërsa udhëton i qetë, shkarkon mbeturinat e kthehet sërish në kantier. Në çdo vend tjetër, nga Amerika e madhe e deri te fqinji ynë i vogël, Mali i Zi, këto kamionë do t‘i ndalonte çdo polic i mundshëm që do t‘i shikonte, polic rendi, polic rrugor, polic bashkie, inspektor mjedisi etj.
Në çdo vend tjetër, ajo shoqëri do të gjobitej e do të detyrohej ta pastronte sërish plazhin apo pyllin. Të gjithë ne jemi të bindur se kjo nuk kërkon asnjë kosto shtetërore. Pra, nuk është nevoja për të organizuar ndonjë operacion me emra të koduar si p.sh., "Dora e fortë", "Ora e florinjtë" apo "Aromë kokaine". Fare thjesht, një makinë policie e bashkisë apo rendit mund t‘i ndalojë ato. Por në Vlorë, askush nuk ndërhyn, dhe jo vetëm në Vlorë. Pak muaj më parë, në një fshat të Elbasanit banorët u ngritën në protestë, sepse ndërmarrja e pastrimit të qytetit të Cërrikut, ngaqë nuk kishte më hapësirë në vendgrumbullimin e mbeturinave, i shkarkoi mbeturinat nëpër rrugët e fshatit. Askush nuk i ndaloi edhe këta kamionë, me gjithë ankesat e fshatarëve të cilët u detyruan t‘u bllokojnë rrugën në mënyrë të dhunshme makinave të ndërmarrjes së pastrimit.
Nuk do të donim të trajtonim këtu problemin e madh mjedisor dhe mungesën e edukatës qytetare, në fshat e qytet, pasi do të na duhej të shkruanim libra të tërë me të gjithë shembujt që tregojnë masakrën mjedisore nga Vermoshi në Konispol. Problemi më i madh që duam të trajtojmë është moszbatimi i ligjit. Pra, heshtja e pashpjegueshme e autoriteteve ligj-zbatuese përballë shkelësve të ligjit, nga gjërat më të thjeshta e deri te veprimet më flagrante. Gabimisht, kur flasim për zbatimin e ligjit, ne nënkuptojmë vetëm gjykatësin që të çon në burg kur ke bërë një vrasje, ndërkohë që koncepti i tij është shumë më i gjerë.
Të ndotësh mjedisin është e ndaluar me ligj, të shkatërrosh pyllin është gjithashtu e ndalur me ligj, të dëmtosh pasurinë publike është e ndaluar me ligj, të dëmtosh pronën e tjetrit është e ndaluar ligj, të mashtrosh shtetin, të bësh evazion fiskal, të ndërtosh pa leje gjithashtu është e ndalur me ligj. Pra, në letër sanksionet ekzistojnë, por ato nuk zbatohen. E thënë ndryshe, teorikisht ne kemi një shtet të fortë, por praktikisht shteti ynë thuajse nuk ekziston, është një rrumpallë. Ky është edhe problemi më madhor që ka sot Shqipëria, pafuqia, apo më saktë mungesa e vullnetit politik për t‘i zbatuar ligjet. Dhe, në pamundësi për t‘i zbatuar ligjet ekzistuese, qeveria nxiton të bëjë ligje edhe më të forta, me shpresën se kjo do t‘i bëjë më të disiplinuar qytetarët. Do t‘u referohemi më poshtë disa shembujve konkretë.
Qeveria ka vendosur që punën e zezë ta shndërrojë në vepër penale. D.m.th., që nga pronari i një kafeneje me një banakier e një kamerier, e deri te sipërmarrësi i një kompanie me njëmijë punëtorë, do të dënohet me burg, nëse zbulohet se punësojnë njerëz të pasiguruar. Si lëvizje ligjore kjo duket një zhvillim pozitiv, pasi do të thotë se jemi një shtet, që synojmë t‘i mbrojmë edhe më shumë të drejtat e njeriut. Por a do të mundet vallë ta fusë dikush në burg pronarin e një firme ndërtimi, kur po ky shtet nuk është në gjendje as ta gjobisë, apo të vjelë një gjobë, kur i zbulon, jo një, por me qindra punëtorë pa kontratë, madje edhe kur çdo javë nga një njeri humb jetën, duke u rrëzuar nga skelat e pasigurta? Me pak fjalë, deri tani nuk ka funksionuar ndëshkimi me gjobë, ndërsa tani ne duhet të besojmë se do të funksionojë dënimi me burg.
Gjithashtu, qeveria po punon për një projektligj, i cili është aktualisht në fazë diskutimi, për ta klasifikuar si vepër penale ndërtimin pa leje. Pra, pas ndryshimeve që pritet të bëhen në Kodin Penal, ai që ndërton një shtëpi, apo shton një kat pa lejen e pushtetit, duhet të përfundojë në burg. Edhe kjo lëvizje në dukje të parë është një zhvillim i rëndësishëm, që synon t‘i vërë fre katrahurës urbane që po shkatërron qytetet dhe tokën bujqësore në mbarë vendin.
Por a mund të besojmë ne se dikush do të shkojë në burg se po ndërton pa leje, kur deri tani nuk është bërë përpjekja më elementare për ta frenuar këtë fenomen dhe kur kanë dështuar së zbatuari edhe penalitete më të lehta? Argumentet e qeverisë në Komisionin e Ligjeve se shqiptarët nuk i paguajnë gjobat, ndaj duhet aplikuar burgu, duken bindëse. Por mjafton t‘u drejtohemi përvojës së vendeve të tjera dhe do të gjejmë praktika edhe më të frytshme. Ne e dimë që kudo gjetkë, nëse nuk paguan gjobën të sekuestrojnë makinën. Nëse nuk ke makinë të sekuestrojnë televizorin, lavatriçen apo orendi të tjera. Këto objekte, qeveria mund t‘i shesë ose t‘i përdorë për politika sociale, duke ndihmuar familjet e varfra. Eshtë padyshim më mirë sesa ta dërgosh në burg shkelësin e ligjit, pasi atje shtetit do t‘i duhet të shpenzojë para për ta strehuar e ushqyer.
Ndërsa u referohemi këtyre episodeve, na vjen në ndihmë thënia e një filozofi: "Sa më i paaftë të jetë një shtet, aq më shumë ligje bën ai". Në këtë kuadër, u nxitua edhe Banka Botërore disa ditë më parë, kur tha se Shqipëria ishte në krye të vendeve që kanë bërë reforma për të lehtësuar të bërit biznes. Pak ditë pas publikimit të rezultatit të vëzhgimit, drejtues të misionit të kësaj banke u kujtuan se në Shqipëri ka një ndryshim të madh mes aspektit teorik dhe atij praktik, pra mes të bërit të ligjit dhe zbatimit të tij. Ndaj, ata nxituan të thonë se kemi monitoruar vetëm ligjet dhe jo zbatimin e tyre.
Episodet e mësipërme janë masive dhe në dukje më të thjeshtat për t‘iu nënshtruar ligjit. Në fakt, moszbatimi i tij shkon shumë më larg, duke shënuar raste flagrante dhe të paprecedentë, sikurse janë vendimet e gjykatës që nuk zbatohen. Të paktën nuk kemi dëgjuar raste analoge, ku një qytetar përpiqet për disa vite me radhë të fitojë një proces gjyqësor dhe në fund vendimi final nuk ka vlerë, ai nuk zbatohet. Janë të paktën 6 mijë të tillë që nuk ekzekutohen, duke na thënë se edhe ajo drejtësi që është dhënë nga gjykata është thjesht në letër, një drejtësi e rremë.
Në këtë këndvështrim, ne kemi të drejtë të arsyetojmë se po kaq përgjegjës sa ai që e shkel ligjin është edhe ai që nuk e mbron atë. Ndaj është koha që të penalizohen edhe persona dhe struktura që janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit, por që nuk e bëjnë këtë. Për ta mbyllur me problemin që trajtuam që në krye, nëse policia bashkiake në Vlorë dhe Agjencia e Mjedisit atje, nuk frenojnë shkatërrimin e Pyllit të Sodës, atëherë këto struktura duhet të penalizohen për mosveprim.