Shqiperia reale dhe ajo virtuale
Megjithëse ditë pushimi, të shtunën u detyruam të dëgjonim në një orar shumë të ndjekur televiziv "arritjet spektakolare" të Kryeministrit. Pyetja e parë, që më erdhi në mendje, ishte: Pse Kryeministri zgjedh të dielën të bëjë lajm mbi arritjet e qeverisë së tij, kur ato i dëgjojmë deri në bezdi përmes spoteve të tij milionere. Përgjigjja është e thjeshtë: Që të merremi me këto broçkulla e të shmangim vëmendjen nga Shqipëria reale. Sot ka dy realitete në vend: një realitet virtual, manipulues, propagandistik, ai i Kryeministrit, dhe një realitet të vërtetë problemesh, të papriturash e pasigurie, që është Shqipëria reale.
Ndërkaq Shqipëria reale përfaqëson thelbin, ndërsa ajo virtuale vetëm maskon problematikën e zhvillimit, pasojat e së cilës bien mbi shqiptaret... Personalisht mendoj se asnjë lloj reference virtuale apo euforike, si ato të Kryeministrit të shtunën e më parë, nuk do kenë fuqi për mbijetesë.
Si qytetare dhe politikane e këtij vendi e denoncoj këtë realitet virtual që na paraqitet. E konsideroj këtë si një qëndrim dritëshkurtër e me pasoja për zhvillimin ekonomik të vendit. Nëse opozita artikulon këtë realitet, ajo ndihmon për të mos harruar dhe ajo pjesë realiste e mazhorancës (që përjeton me shqetësim euforinë e sotme), piramidat si mrekullinë shqiptare të mirëqenies, sipas po të njëjtit personazh, më 1996. Kush nuk e kupton këtë, tregon mungesë largpamësie dhe shfaq vetëm një eufori mediokre për një të ardhme iluzive).
Kujtoj me këtë rast se, vetëm në cirk iluzionistët kanë sukses, ndoshta përkohësisht edhe në politikë, ku Kryeministri ynë bën magjistarin iluzionist. Por kështu nuk shtohet besueshmëria. Përkundrazi!
Ai që beson më shumë te gënjeshtra do ndëshkohet nga e vërteta, që është më e fuqishme se iluzioni. Duke pasur respekt për inteligjencën e shqiptarëve që u fyen së fundi nga parada euforike e Kryeministrit, po rendis disa prej këtyre iluzioneve:
Së pari, mbetet iluzion se qeveria e z.Berisha, me gjithë euforinë, nuk është në gjendje të ruajë performancën e stabilitetit makroekonomik, pa syrin vigjilent të FMN-së. Kjo qeveri, që nuk ka respektuar sugjerimet e opozitës në dhjetor të vitit të kaluar për deficitin galopant 7,9%, u detyrua ta ulë atë vetëm nën presionin e FMN-së, në mesin e këtij viti, duke e shitur edhe këtë korrigjim me demagogji si buxhet suplementar. Qeveria po përsërit të njëjtin skenar çdo vit, ku ligji i buxhetit ndryshohet të paktën tre herë në vit dhe, me ndryshimet apo korrigjimet në fund të vitit, të gjithë treguesit ekonomikë janë shumë më të ulët se planifikimi fillestar. Pra, është iluzion të flitet për aftësi parashikuese të kësaj qeverie. Ajo është kampione e demagogjisë, sepse guxon që dështimin ta paraqesë si sukses.
Eshtë iluzion të besosh kur Kryeministri flet për transparencë, tamam për atë që i mungon më shumë qeverisë së tij. Po të mos kishim raportin e KLSH-së, asgjë nuk kuptohej mbi arritjet e buxhetit faktik të vitit 2007, të prezantuar në raportin tepër hermetik të Ministrisë së Financës. Ndërkaq, në cilën gazetë zyrtare janë botuar ndonjëherë termat e kredisë dhe koha e shlyerjes së saj (niveli i përqindjes së interesit dhe kur fillon pagimi i principalit) për sasitë e kredive tregtare të marra për infrastrukturën rrugore Durrës-Kukës? Fatkeqësisht, në vend të transparencës që kërkon opozita, kjo çështje është tejpolitizuar dhe përgjigjja nuk vjen. Prandaj është iluzion të besosh në antikorrupsionin e pretenduar të qeverisë, i cili nuk bëhet me retorikë, sado e fuqishme qoftë ajo.
Eshtë iluzion të besosh se korrupsioni luftohet me thirrje për heqje imuniteti, kartë që mazhoranca e nxjerr në betejë sa herë ndihet keq (kur ajo i ka votat ta realizojë atë sa herë të ketë shkak). Në të kundërt, korrupsioni luftohet me veprim konkret, legjislacion të saktë, që përcakton qartë ç‘quhet veprim korruptiv dhe si ndëshkohet ai, por më shumë se kaq, me respektimin dhe jo pushtimin apo kërcënimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë. Në fakt, po ndodh e kundërta. Debati për ligjin mbi prokurorinë apo atë të dosjeve, synon të përdoret kundër atyre që kanë në dorë hetimin e korrupsionit në Gërdec, në rrugën Durrës-Kukës etj.
Para se të flasë për korrupsionin e institucioneve të pavarura të drejtësisë, Kryeministri duhet t‘i mbështesë publikisht ato. Eshtë iluzion politika qeveritare e uljes së taksave, iluzion që mësuesit e kanë më të qartë, pasi një mësues me pagë 30 mijë lekë para këtyre ndryshimeve merrte 26.6 mijë apo 200 lekë më shumë nga sa merr sot ai me pagë 34 mijë lekë pas rritjes iluzore të saj (llogaritjet tregojnë se paga neto në dorë e mësuesit me rrogë 34 mijë lekë është 26,4 mijë lekë). Ky është realiteti i uljes së taksave, pasi tatimi mbi të ardhurat për ta, u rrit me taksën e sheshtë nga 5 në 10% dhe zhvlerësoi rritjen iluzive të saj. Pa llogaritur zhvlerësimin e mëtejshëm nga rritja e çmimeve prej rreth 4%.
Eshtë iluzion propaganda për rritjen e GDP-së me dy shifra. Këtë gafë kanë guxim ta bëjnë vetëm të paditurit, që rritjen nominale të Prodhimit të Brendshëm Bruto e shesin për rritje reale apo e shprehur më thjesht për publikun, kjo propagandë, rritjen e çmimeve e shet si rritje ekonomike. Këtë mund ta bëjë vetëm zoti Berisha.
Fatkeqësisht, këtë fakt shqiptarët e besojnë më shumë kur e thotë FMN, prandaj me një qeveri si aktualja, prezenca e FMN-së akoma na duhet. Në një rast tjetër, largimi do na bënte indiferent nëse Kryeministri, në mbledhjen e qeverisë së tij, në vend të deklarimit marramendës të shpenzimeve për vitin 2009, të na sillte si shenjë serioziteti iniciativën ligjore që disiplinon shpenzimet, si dhe deficitin sipas kritereve të BE, ku aspirojmë të bëhemi pjesë. Vetëm kështu shqiptarët do ndihen më të qetë nga ndikimet e krizës financiare ndërkombëtare.
Sot, më shumë se parada euforike e sukseseve, shqiptarët kanë nevojë të dëgjojnë pozitën dhe opozitën si mendojnë të përballojnë dhe sa të përgatitur jemi ndaj riskut të krizës financiare. Kjo çështje kurrsesi nuk duhet të jetë jashtë vëmendjes së qeverisë e Parlamentit, e për të cilën Kryeministri domosdoshmërisht duhet të flasë dhe të bashkëpunojë me opozitën. Politikat e kësaj qeverie, shpesh në mënyrë të përsëritur, nuk shkojnë në linjë me reformën integruese dhe akoma ajo nuk po reflekton drejt, siç është rasti i librit të importit me TVSH. Ndërkohë që ndryshohen ligjet fiskale pa kritere, pa bashkëpunim me opozitën për çështje të rëndësishme të reformës. Kështu, qeveria vepron në kundërshtim me parimet e mos diskriminimit, ashtu siç bën edhe me referencat që tashmë janë vendosur kudo. Këto politika shtrembërojnë parimet e ekonomisë së tregut të hapur dhe ushqejnë korrupsionin në dëm të biznesit, dhe zhvillimit të vendit sipas standardeve të BE-së.