Rruga e Arbrit, punimet mbyllen në 2013
Aksi rrugor që shkurton distancën mes Tiranës dhe Dibrës ose siç quhet ndryshe Rruga e Arbrit parashikohet të përfundojë i gjithi në 2013. Ky afat është vendosur në Strategjinë e Transportit nga Ministria e Punëve Publike, dokument ky i miratuar në fillim të shtatorit 2008 nga Këshilli i Ministrave. Sipas kësaj strategjie, e gjithë rruga do të ndërtohet në kohë të ndryshme, duke nisur që nga ky vit, për të vijuar më tej në 2009 me përfundimin e aksit Bulqizë-Bllatë-Ura e Çerenecit, me kosto të parashikuara nga buxheti i shteti në rreth 1.2 miliardë lekë. Punimet në këtë rrugë do të prekin dhe segmentin Ura e Çerenecit-Peshkopi, me vlerë rreth 2.7 miliardë lekë, ndërsa afati i punimeve është parashikuar nga ministria viti 2011. Për ta mbyllur ciklin e punimeve, është parashikuar dhe ndërtimi i segmentit Bulqizë-Tiranë, me vlerë nga buxheti i shteti në rreth 13 miliardë lekë. Si përfundim, Rruga e Arbrit do të jetë gati në vitin 2013, kurse në total kostoja e saj shkon në rreth 17 miliardë lekë.