E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderi në Udënisht, si ndanë zarfat me para

Abuzimi me fondet e buxhetit të shtetit në komunën Udënisht, finalizohet me ndarjen e zarfave, që kishin nga 10 mijë apo 20 mijë lekë për çdo firmë të tërhequr nga tenderi i 26 korrikut 2008, kur u paraqitën ofertat për rikonstruksionin e zyrës së komunës. Pasi largohen nga komuna, ku po zhvillohej tenderi, përfaqësuesit e firmave konkurruese që tërhoqën ofertat, kërkojnë nëpër Pogradec përfaqësuesit e firmës ‘Infinit‘ që kishte ndërtuar zyrat e komunës Udënisht për t‘u marrë shpërblimin. Pasi kërkojnë për një orë nëpër të gjithë fshatrat e Pogradecit, më në fund i gjejnë në një lokal. Para kamerës së "Fiks Fare" ndahen zarfat me lekët për mosparaqitje në tender. Atje mësuam se ishin 42 firma që ishin paraqitur nuk kishin dorëzuar ofertat për tenderin fiktiv. Firmës ‘Infinit‘, e cila ishte shpallur fituese pa filluar tenderi, nuk i ka kushtuar pak ndërtimi i zyrave të komunës. Nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë të reja u kanë shpërndarë çdo firme që nuk dorëzoi zarfin me ofertën në tender. Madje, bëhet edhe një debat me gazetaren e "Fiks"-it, e paraqitur si përfaqësuesja e një firme ndërtimi, me seli në Tiranë. Asaj mendojnë të mos ia japin shpërblimin, me justifikimin se dikush tjetër i kishte tërhequr lekët për të. Më në fund, të gjitha firmat e tërhequra nga tenderi marrin shpërblimin e premtuar, urojnë firmën ‘Infinit‘ dhe largohen të kënaqur.

Biseda

Përfaqësues i një firme (1): O Mitat, e gjeta, e gjeta. Çfarë po vonohet? Pse po vonohet?

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: Epo janë edhe nja gjashtë firma. Janë edhe nja gjashtë kokë.

Përfaqësues i një firme (1): Si janë edhe gjashtë kokë?

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: Pa marrë!

Përfaqësues i një firme (1): Pa marrë?

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: Pa marrë nga një lek. Se aq ishin mbet...

Përfaqësues i një firme (1): Po tani dhe sa janë? Se unë s‘kam marrë, ky s‘ka marrë, kjo s‘ka marrë...

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: Po aq janë, megjithë juve, dhe tre.

Përfaqësues i një firme (1): Dëgjo, dëgjo. Po të ishte pa u bërë objekti t‘i thoshe futuni brenda, 10 zarfa kishe. Ky lekë do harxhonte më shumë se sa kështu, e di pse?

Fiksi: Se është bërë objekti.

Përfaqësues i një firme (1): Sepse mos e tërhiqje zarfin pa marrë nja 500-600 mijë lekë, 1 milion lekë. Nuk flas për Sifin. Ai që është brenda është faktor. Pastaj kërkon sa të dojë.

Përfaqësues i një firme (1): Më fal, se nuk u prezantuam?

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: Syrja Manka, ekonomist i firmës "REI", në Pogradec.

Fiksi: Firma, për të cilën...?

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: Po me këtë firmën shkojnë. Shefi im, bashkë me të janë kolegë, shkojnë bashkë, pastaj Kujtimin (pronari i firmës fituese) dmth, këtë firmë e kanë me të vetët. E kanë bashkë. Jo, jo është njeri serioz.

Fiksi: Firma që tashmë e ka fituar tenderin si quhet?

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: "INFINIT". Kujtim Bregu ose Valentina Bregu. Janë njerëz të mirë.

Fiksi: Kujtim Bregu?

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: Kujtim Bregu dhe Valentina Bregu janë.

Fiksi: Akoma nuk janë likujduar të gjithë?

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: Jo. Janë dhe nja 6.

Fiksi: Sa firma konkuronin?

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: (tregon me gishta) 42. Turpi i botës.

Fiksi: I bie nga 100 mijë lekë, 4 milionë e ca.

Përfaqësues i një firme (1): Shumë të fortë qenkeni, fenomenal. Ju nga Pogradeci qenkeni fenomenal fare...

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: Kryetarët?

Përfaqësues i një firme (1): I vini dhe vulën objektit, kjo nuk është parë. Kanë bërë dhe inaugurim.

Fiksi: Firma "INFINIT" e ka bërë?

Përfaqësues i një firme (1): Po moj, si jo.

Fiksi: Ta kisha ditur, nuk kisha ardhur fare.

Përfaqësues i një firme (1): Po pse neve ta dinim? Bën vaki ta marrë vesh Sala, ju futi në burg.

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: Asnjë gjë s‘ka për të ndodh. Sala firmosi i pari. Dërgoi Boden bashkë me atë tjetrin që s‘ka zyra. Bëheni, tha, se nuk paska zyra.

Përfaqësues i një firme (2): Si tha ai Sifi? Për kokën e mamasë... unë, tha ai, nuk e dija ku punonte baxhanaku.

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: Kështu u betua ai... Për atë që tha në fillim, që nuk e dija ku punonte baxhanaku. Kush e tha këtë?

Përfaqësues i një firme (1): Nuk e mbaj mend unë.

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: Mbreti i Shqipërisë cili është? Zogji, Ahmet Zogi i parë. Ahmet Berisha i Parë. Po Berisha e tha në Parlament. Nuk e dija që baxhanaku im punonte në Gërdec... Hë mo? Listën e ke ti? Apo e kam unë( nxjerr një listë dhe ia tregon përfaqsuesit të firmës fituese) Ǒa firme the ti? Kishe tjetër njeri?

Fiksi: Jo, jo vetëm unë. Pse?

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: Kam idenë sikur...

Fiksi: Sikur është likujduar?

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: Ëhë.

Fiksi: Jo, vetëm unë …. vetëm unë, kush mund të jetë?

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: S‘e di.

Fiksi: Shiko listën.

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: Mos e ka marrë ndonjë se kur i merrnin p.sh, afroheshin dhe i merrnin një, dy, tre jemi bashkë thoshte.

Përfaqësuesi i një firme (1): Po pse të thashë unë nxirre zarfin dhe merre.

Fiksi: Po shiko atë, se dhe unë pashë aty sikur s‘ma zuri syri...

Ndahen paratë

Përfaqësues i një firme (1): Kush?

Firma fituese "INFINIT": Ajo goca që ishte atje tha, i ka marrë tjetri lekët.

Fiksi: Kush tjetri?

Firma fituese "INFINIT": Ja, ta thërrasim atë zotninë këtu. Hajde këtu!

Përfaqësues i një firme (1): Goca ka qenë me neve.

Firma fituese "INFINIT": Po e di mo që ka qenë...

Përfaqësues i një firme (1): Goca ka qenë me neve.

Fiksi: Gjatë gjithë kohës unë kam qenë me këta. Jam paraqitur në mëngjes.

Përfaqësues i një firme (1): Goca s‘ka faj.

Firma fituese "INFINIT": Moj të kuptoj. Te makina nuk ke ardhur, i ka marrë tjetri lekët. Kujt ja dha lekët ky, gjejini, jepjani kësaj.

Përfaqësues i një firme (1): Jo. Nuk gjenden lekët kështu. Të paktën këtë. Kjo ka qënë me mua që nga fillimi e këtej.

Përfaqësues i një firme tjetër: Firma ….? I ka marrë një çun i ri. Ja kanë marrë ca çuna lekët kësaj.

Firma fituese "INFINIT": Po, pra.

Përfaqësues i një firme (1): Po ja kanë marrë çunat, po kjo s‘ka faj.

Firma fituese "INFINIT": Pse duheshin zarfat? Kur unë thosha më sillni zarfat para. E re, ça zarfa më thatë ju, s‘donit...

Përfaqësues i një firme (1): I numërove? Po mi jep re kështu.

Firma fituese "INFINIT": (përfaqësuesi i firmës numëron lekët)

Përfaqësues i një firme (2): O Sifi, merr një çik dhe të miat.

Përfaqësues i një firme (1): Rri këtu e shef ti. Sa janë këtu?

Firma fituese "INFINIT": 40.

Përfaqësues i një firme (1): Sifin hiqe këtu (numëron lekët) 25, 26,27,...33,34... 40.

Fiksi: Nga 200 apo 100?

Përfaqësues i një firme (1): Dy, dy, dy.

Fiksi: Më paska marrë dhe 200 mijë lekë mua. Po mirë, si do bëhet puna ime.

Firma fituese "INFINIT": Një minutë... Po erdhi ai çuni, firma …. tha ai? Ja ishit vetë ju.

Fiksi: Po cili çun more? Unë kam ardhur vetë këtu.

Përfaqësues i një firme (1): Mos të bëjmë llafe fare. Gocës i jepni lekët. O ja jepni ju që i ndatë, o t‘ia japi ai që mori tenderin. Goca s‘ka faj.

Firma fituese "INFINIT": Po ky është i tenderit, o burri dheut.

Përfaqësues i një firme (1): Po pra, po goca s‘ka faj.

Përfaqësues i një firme tjetër: Do t‘i marrësh lekët ti se s‘bën.

Firma fituese "INFINIT": Do vonohesh një çikë dhe do t‘i marrësh.

Përfaqësues i një firme (1): Jo do vonohesh, ti jepi lekët. Rri ti pa lekë dhe jepi lekët. Të kam shok, të kam koleg, të kam ..

Firma fituese "INFINIT": Të presë se ai s‘ka lekë tani.

Përfaqësues i një firme (1): A po s‘pati është tjetër muhabet.

Firma fituese "INFINIT": Po, prandaj po them unë. Ti të humbin lekët te unë? Jepja ti.

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: Sifi? Do ta zgjidhim kështu neve. Me çupën mbarojmë punë, megjithëse jam i sigurt, e di s‘ka problem. Kur të kalojë për Tiranë të ndalojë, të sjelli lekët, mbas dy orësh të mbarosh.

Firma fituese "INFINIT": Jepi lekët, ti sjell unë lekët, numrin tim të telëfonit e ke o burri dheut.

Përfaqësues i një firme (1): Jo, të flas me Syrjanë unë edhe...

Firma fituese "INFINIT": O Sifi, po nuk jemi kalamaj neve. Ose le të rrijë të vijë me neve, se dhe neve për Tiranë jemi.

Fiksi: Po jo, se unë kam punët e mia. E mirë e njeh ti atë person qe i ka marrë?

Firma fituese "INFINIT": Po s‘mbahet mend, ata ikën.

Fiksi: Ju jeni i firmës që ka fituar tenderin?

Firma fituese "INFINIT": Jo, jo. Unë kam ardh të ndihmojë këtë.

Fiksi: Ose të kontaktojë vetë me personin që ka fituar tenderin.

Firma fituese "INFINIT": Ky është personi.

Fiksi: Ah jeni ju.

Firma fituese "INFINIT": Ne kemi problem tani, prit me ne se dhe unë për Tiranë do iki.

Fiksi: Po unë kam punë të tjera më kupton? Kam ardh dhe me persona që...

Firma fituese "INFINIT": Ah, je e shoqëruar?

Fiksi: Po. Më lini një numër telefoni (gazetari i kërkon përfaqësuesit të firmës fituese një nr. telefoni)

Përfaqësues i një firme (1): Atë gocën rregulloheni. Po deshe të kthejmë nga 10 mijë lekë ti...

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: Jo mo, s‘është problem.

(numërohen paratë).

Fiksi: Sa janë këtu? (merr paratë)

Përfaqësues i një firme bashkëpunëtore: 20. Numëroi po deshe. hajt...



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›