E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, arrestohet autori i vrasjes së të riut 26-vjeçar

Autori është Fundim Dedja, pronar i buzukut “Coco Bongo”, vend ku ndodhi sherri dhe më pas vrasja e 26-vjeçarit me origjinë nga Lushnja. Sipas burimeve, viktima Sula është zënë me pronarin e lokalit për shkak se ka ngacmuar balerinat që kërcenin aty.

Konflikti ka nisur me fjalë ofenduese dhe goditje grushtesh, dhe më pas degjeneroi me përdorimin e armëve jashtë ambienteve të lokalit mes dy protagonistëve, ku si pasojë bujtësi Emiljano Sula mbeti i vrarë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›