E Diel, 1 Nëntor 2026

Baxho keshillon Balotelin: Mbro talentin tend!

Ish-lojtari i Kombetares se Italise, Roberto Baxho ka keshilluar sulmuesin e Interit, Mario Baloteli qe te heqe nga vetja e tij te gjitha veprimet e shemtuara, ne menyre qe te shpetoje karrieren futbollistike. Baloteli ne fund te ndeshjes se “Champions League” ka flakur fanellen dhe eshte larguar pa festuar me shoket e skuadres, ne triumfin e madh, 3-1, ndaj katalanasve. “Baloteli ka kryer disa gabime, por ai ka nje talent te vecante”, - theksoi Roberto Baxho. “Ai do te kuptoje se eshte nje djale me shume fat qe ishte pjese e gjysmefinales se madhe te Liges se Kampioneve, ne nje kohe qe per shume futbolliste te tjere dicka e tille eshte e paarritshme. Por ai kreu ne fund te ndeshjes nje veper te papelqyeshme.” Baloteli u aktivizua si lojtar rezerve dhe nuk festoi me shoket e skuadres, pas fitores 3-1,ndaj Barcelones. Mediat italiane raportojne se ne dhomat e zhveshjes ndaj tij eshte ushtruar dhune nga ana e Materacit, i cili e ka ndeshkuar per gjestin. Nderkaq, trajneri Murinjo e ka kritikuar serish dhe klubi eshte gati qe ta nxjerre ne treg. Mario Baloteli ka kaluar nje sezon me probleme te shumta disiplinore dhe mes tij e trajneri Hoze Murinjo ka pasur kontradikta te shumta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›