E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve: Torres, Xheko ose Pacini për sulmin

Revolucioni

Juventusi po përgatit revolucionin në repartin ofensiv, ku pritet që të ndryshojë gjithçka. Pas Trezegesë, i cili ndiqet nga Milani, në merkato do të nxirren edhe Amauri, Iakuinta dhe Xhovinko. I vetmi që do t’i “mbijetojë” spastrimit është Del Piero. Objektivi kryesor për përforcimin e sulmit është Fernando Torres, ndërsa si alternativa të spanjollit cilësohen Edin Xheko dhe Pacini. Një tjetër afrim pritet të jetë Van Persi: për holandezin flitet se Juve do t’i ofrojë Arsenalit në shkëmbim Bufon dhe Melon.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›