Maks Mosli, vrer kundër Ferrarit
Formula 1
Maks Mosli, ish-presidenti i FIA-s, “vjell vrer” kundër Ferrarit dhe presidentit të kësaj skuadre, Montexemolo. “Luka ka një karakter të dobët dhe manovrohet lehtësisht”, deklaroi britaniku për revistën “F1 Racing”. “Ai sillet shumë mirë me njerëzit dhe është një person interesant, por mbetet i dobët për sa i takon karakterit”. Më tej, sulmi ndaj skuadrës Ferrari: “Ata nuk ishin gati për të konkurruar me skuadrat e tjera me armë të barabarta. Federata kurrë nuk i ka bërë ndere ‘kokëkuqes’ edhe pse ishte krijuar kjo ndjesi”.
#