Arjen Roben: Reagimi? Gabova te zëvendësimi
Bajern Mynih
I kërkon falje Van Galit për reagimin e ashpër në momentin e zëvendësimit dhe thotë se preferon Interin në finalen e Champions. Arjen Roben, ylli i padiskutueshëm i Bajernit, pohon: “Gabova me reagimin për zëvendësimin, i cili nuk ishte i parashikuar. Trajneri më shpjegoi se ishte i domosdoshëm në kërkim të golit të dytë, që do të na vinte në një pozicion më komod për ndeshjen e kthimit. Për gjysmëfinalen tjetër, mund të them se Interi është favorit. Por nuk duhet ta nënvlerësojnë Barcelonën”.
#