Kaka mbush 28 vjec dhe kthehet ne stervitje
Braziliani Kaka ka festuar 28-vjetorin e tij te lindjes, gjate dites se djeshme duke u kthyer edhe ne stervitje me Realin e Madridit. Mesfushori ka lene pas demtimit dhe do te jete gati per ndeshjet e ardhshme te kampionatit spanjoll. Ish-lojtari i Milanit, Kaka eshte operuar ne shpine dhe pas ndeshjes me Lionin, rreth nje muaj me pare, ai nuk kishte luajtur asnje ndeshje per Realin. Demtimi dhe mungesa e mesfushorit ndikoi edhe ne ndeshjen ndaj Barcelones. Ne baze te mediave spanjolle, progresi i brazilianit Kaka ka bere te mundur qe te kthehet me shpejt nga cfare ishte parashikuar dhe ai do te jete gati ne ndeshjet e tjera. Reali ka ngushtuar papritur diferencen e pikeve, me Barcelonen dhe ne javet e mbetura pretendon te fitoje titullin kampion. Rikthimi i brazilianit Kaka, eshte nje lajm pozitiv per tifozet e skuadres se Realit.