E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tek Inter fluturuan shkelmat dhe këpucët

Baloteli

Shitja e tij është e pashmangshme, edhe sepse nuk është më Baloteli kundër Murinjos, por Baloteli kundër Interit. është e vështirë të rikuperohet marrëdhënia me disa shokë të skuadrës. Tashmë mësohen prapaskenat në tunel dhe në dhomat e zhveshjes pas fitores ndaj Barcelonës. Sherri me Materacin nuk është i vetmi. Zërat flasin për një Kivu të irrituar, për një Milito të bllokuar nga lodhja, ndërsa po e ofendonte, për Lusio të karikuar me nerva. Për më tepër, në dhomat e zhveshjes kanë fluturuar këpucët dhe shkelmat. Jo keq për një natë që duhej të ishte festë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›