E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern Mynih dhe Mançesteri interesohen për Xhixhi Bufon

Në pragndeshjen Bajern-Bordo merkato kthehet në qendër të vëmendjes. Ai që ka trazuar ujërat ishte Uli Hënes, përgjegjësi teknik i bavarezëve. Atyre që e pyesnin se do të ndërhynte në janar për të zgjidhur problemin e portierit, ai u përgjigjej kështu: "Jo, deri në fund të sezonit titullari do të jetë Bat. Por, sigurisht që në verë do të blejmë një portier të madh". Deklaratë që kufizon listën e kandidatëve në 2-3 emra. Më i madhi i të gjithë numrave 1, nuk ka dyshim se është Bufon dhe bavarezët e provuan ta marrin që në fundin e sezonit të kaluar. Por u ndalën vetëm në kontakte jozyrtare. Në çdo rast te Juve, ashtu si atëherë, nuk janë të gatshëm ta lëshojnë. Mes të tjerave, bavarezët nuk janë i vetmi klub në kërkim të një portieri të madh. Edhe Mançester Junajtid po përgatit pasuesin e Edvin Van der Sar, që në fund të sezonit do të mbyllë karrierën. Numrat 1 të tjerë të aftë të kënaqin kërkesa të tilla janë dy: Sebastien Frei dhe (ndoshta) i shumëkërkuari Manuel Neuer (Shalke 04). Për Juven i vetmi motiv për të menduar që të heqë dorë nga lojtari i tyre më prestigjioz ka një emër dhe një mbiemër: Frenk Riberi. Juve vitin e kaluar ishte interesuar vërtet për talentin francez. Më pas nuk u bë asgjë. Por verën tjetër, në mungesë të një rinovimi (që nuk do të vijë) Bajerni mund të marrë në konsideratë vullnetin e Riberisë për të lënë Bundesligën. Sigurisht ekziston edhe konkurrenca e Barcelonës dhe Realit. Por të paktën mund të tentohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›