Lipi: Nuk do të punoj më si trajner
Marcelo Lipi të martën ishte në "San Siro" për të parë derbin e Europës mes Milanit dhe Realit të Madridit. Një atmosferë e tillë sigurisht që do të ketë kujtuar kohët në të cilat ishte ai në krye të Juventusit, ku edhe mundi të fitonte Champions Leaguen. I pyetur nëse aktualisht ndiente nostalgji për ato kohë, trajneri aktual i Italisë u përgjigj: "Kam luajtur shumë ndeshje, të rëndësishme dhe të bukura. Disa të fituara, disa jo. Por në përgjithësi mirë". Duke folur për melankoli, Lipi e ka larguar edhe idenë e një rikthimi në krye të një klubi: "Nuk punoj më trajner, sepse këto net të Champions-it nuk do të kthehen më".