Nuk shkoj te Siti, ska ekip elitar
Bufon
Portieri i Juventusit, Bufon, ka mohuar mundësinë për të shkuar te Mançester Siti. “Kam lexuar se Siti ishte i interesuar për mua verën e kaluar. Nuk e di nëse është zhvilluar ndonjë tratativë, por gjithsesi nuk do ta kisha marrë kurrë në konsideratë një ofertë të tyre. Nuk ka justifikim për të lënë një nga klubet më të famshme europiane për një skuadër që nuk luan në nivelet e larta. Nuk befasohem që shumë lojtarë të mëdhenj e kanë refuzuar Mançester Sitin. Më të mirët duan të luajnë në skuadrat më të mira të tri ligave më të rëndësishme, që nuk janë më shumë se 5-6 në Europë. është një elitë dhe Mançester Siti duhet ta pranojë se nuk bën pjesë”.
#