E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, Stoner i pari edhe pse u rrëzua

MotoGP

Kejsi Stoner është më i shpejti në ditën e parë të provave të lira të çmimit të Madh të Spanjës. Australiani i Dukatit firmos kohën më të mirë 1:39.731, por rrëshket në fazën finale. Ai ndiqet nga pas prej Lorenzos (Yamaha) me +0.144 dhe Hajden (Dukati) me +0.417. Koha e katërt më e mirë për Pedrozën (Honda), i renditur para Rosit (Yamaha), që vinte +0.628 më pas. I gjashti është Kapirosi, i cili ka lënë pas vetes Eduards, Barberën dhe Bautistën. Melandri mbyll top 10, para Spies e Doviciozos. Kështu që provat e para të lira nuk kanë zhgënjyer parashikimet dhe na kanë servirur disa kohë të rëndësishme, për t’u analizuar. Gjithsesi do të jetë prova e sotme zyrtare ajo që do të vendosë për “pole-position”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›