Fabio Kapelo, më i pasuri në Britani
Trajnerët
Fabio Kapelo është trajneri më i pasur në futbollin britanik, sipas klasifikimit të publikuar dje nga shtypi anglez. Kapelo përfiton 34 milionë sterlina (39 milionë euro). Pas tij është për surprizë Roi Kin, trajneri i Ipsuiç Taun dhe njëkohësisht ish-mesfushori i Mançester Junajtid, me 34.5 milionë euro. Ai ndiqet nga tekniku Sër Aleks Ferguson, i pozicionuar i treti me 27.5 milionë. Nuk ia kalon keq edhe Karlo Ançeloti, i katërti me një përfitim prej rreth 24 milionësh, i pesti Xhovani Trapatoni pak më pak se 21. Ndjekin Arsen Venger e Sven Goran Erikson, i teti Roberto Mançini (15 mln) dhe i dhjeti është Xhanfranko Zola (11.5 mln).
#