Bayern, favorit për titull

Agjencia gjermane e lajmeve DPA ka anketuar trajnerët e 18 klubeve nga Bundesliga, prej të cilëve ka marrë mendimin e tyre se kush do të jetë kampion në fund të këtij sezoni në Bundesligë.
Fitorja bindëse me 14 vota të trajnerëve i takoi Bayern Munichut, ekipit që e përfundoi pjesën e parë të sezonit në pozitën e tretë në Bundesligë, me dy pikë më pak se lideri, Bayer Leverkusen.
Sipas shumicës së strategëve nga elita e futbollit gjerman, gjiganti bavarez është kandidati kryesor për titull duke pasur parasysh rezultatet e shkëlqyeshme në dy muajt e fundit të vitit 2009 që i ngritën ata në tabelë në Bundesligë, ndërsa kaluan në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Katër trajnerët e tjerë votuan për Leverkusenin.