Bayern fiton 7 me 0 ndaj Freiburgun

Bayern Munich i udhëhequr nga një super Mario Gomez shkeli Freiburgun duke e mposhtur me rezultat të thellë 7-0 në kuadër të xhiros së pestë në Bundesligë.
Gjiganti bavarez me këtë fitore doli lider në renditje me total prej 12 pikëve. Sulmuesi Gomez shënoi katër gola në këtë takim ndërsa dy të tjerë i shtoi ylli francez Franck Ribery ndërsa atë të fundit, të shtatin, e realizoi Petersen.
Në ndeshjet e tjera kampioni në fuqi Borussia Dortmund u mposht 1-2 në shtëpi nga skuadra e promovuar këtë edicion Hertha Belin. Hoffenheim fitoi me rezultat 4-0, ndërsa Stuttgart mposhti në shtëpi Hannoverin 3-0.