Xavi:Na kushtuan gabimet që bëmë

Mesfushori i Barcelonës, Xavi është shprehur se gabimet bënë që Real Sociedadi të rikthehej në lojë dhe të arrinte një barazim prej 2-2.
“Ne bëmë dy gabime në mbrojtje dhe ato na kushtuan shumë. Ato ishin dy gabime të izoluara. Më pas besimi i tyre u rrit dhe ata shfaqën agresivitet ndaj nesh”.
“Ne nuk e kemi pritur këtë. Ne e kemi pasur lojën nën kontroll dhe kemi besuar se e mbaruam takimin. Ne është dashur të shënojmë më shumë, kemi pasur raste. Do të shihni një Barcelonë tjetër të martën”, u shpreh Xavi.