E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gasperini: Sneijder do të jetë sulmues

Trajneri i Interit, Gian Piero Gasperini ka pohuar se ai mund ta shfrytëzojë mesfushorin Wesley Sneijder si sulmues në formacionin e tij, teksa ish-strategu i Genoas po e shqyrton mundësinë e integrimit të formacionit të tij 3-4-3 te Interi.

“Ai është një prej lojtarëve më të rëndësishëm në botë dhe unë shpresoj që ky do të jetë sezon i jashtëzakonshëm për të, dhe se ai do të japë kontribut ekipit. Unë kam vënë bast, sezonin e kaluar ai në 25 paraqitje shënoi 4 gola. Unë i kam thënë se jam i bindur që ai mund të përmirësohet këtë vit”.

“A mendoj se Sneijder në mesfushë është humbje kohe? Jo, gjithçka që bëjmë është e dobishme dhe shërben për më tej. Do të mund të jetë njëjtë në të ardhmen, por ne preferojmë të luajmë me të në sulm, për shkak se ai bën diferencën”, tha Gasperini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›