E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali mposht Getafen 4 me 2

Skuadra e Real Madridit, shumë mirë shfrytëzoi barazimin e Barcelonës, duke mposhtur Getafen në terrenin vendas me rezultatin 4-2, duke bërë diferencën në pikë me skuadrën katalonase. Benzema realizoi golin e parë në minutën e 14-të, për ta kaluar Realin në epërsi. Mirpo Getafe nuk u demoralizua dhe barazon rezultatin në minutën e 39-të, me golin e Mikut.

Në minutën e 60-të, gjyqtari akordoi një penallti mjaft të dyshimtë për madrilenët, të cilën në gol e shëndrroi Ronaldo. Një super-asistim i Ronaldos arriti tek Benzema, i cili e mposhti portierin mysafir në minutën e 69-të. Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan dhe përsëri Miku shënon për të ngushtuar rezultatin. I sapo futuri në lojë Higuain realizoi golin e fundit në këtë takim dhe me këtë gol shënoi rezultatin përfundimtar, Real Madrid-Getafe 4 me 2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›