Conte: Do ta mposhtim Parmën

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka sugjeruar se skuadra e tij mund t`i japë fund tabusë ndaj Parmës kur skuadrat të takohen të dielën, në ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin e ri të gjigantëve torinezë.
“Po luajmë ndaj Parmës, një skuadër që na ka mposhtur në tri ndeshjet e fundit, kështu që ne do të tentojmë të shënojmë fitore”.
“Nuk e di nëse do të luftojmë për titull, por e di se jemi në rrugën e duhur, e ajo është e të luajturit futboll të mirë. Milani dhe Lazio luajtën futboll të hapur, duke tentuar të mposhtin njëri-tjetrin. Në Itali ne jemi ende prapa, tentojmë të mbrohemi, por ai mentalitet po ndryshon”, ka deklaruar Conte.