Bayern insiston për Boatengun

Nga Express më 10 korrik 2011 në ora 18:00
Bayern Munich nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Jerome Boateng. Klubi bavarez dëshiron ta sjellë në Gjermani mbrojtësin me prejardhje ganeze, i cili aktualisht luan në Manchester City.
Përfaqësuesi gjerman nuk kaloi një sezon pozitiv nën drejtimin e menaxherit Roberto Mancini, kështu që ai e ka shprehur dëshirën të largohet.
E vetmja pengesë duket të jetë vlera e tij. Klubi anglez kërkon 19 milionë euro për Boateng, kurse Bayerni nuk është i gatshëm t’i ofrojë më shumë se 15 milionë sosh.