Lojtarët anglezë, tepër egoistë

Nga Express më 10 korrik 2011 në ora 17:00
Ylli i Manchester United, Paul Scholes ka dhënë deklarata të ashpra për futbollistët e Kombëtares angleze në një intervistë për tabloidin britanik ‘The Guardian’.
“Shumë futbollistë janë egoistë, mendojnë më shumë për suksesin personal sesa për atë të grupit. Ky mentalitet nuk i bën mirë Kombëtares sonë”, deklaroi Scholes.
"Ky është problemi më i madh. Shikojeni Spanjën, të gjithë luajnë njëri për tjetrin. Nuk është asnjëri nga ta që mendon të bëjë diçka që nuk e kënaq skuadrën. Këtu shumë futbollistë e përdorin kombëtaren për të arritur në klube të mëdha. E tëra kjo është e papranueshme”, shtoi ai.