Bayern insiston për Gotzen

Nga Express më 22 shtator 2011 në ora 15:53
Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka theksuar se klubi është ende i interesuar për transferimin e Mario Gotzes pavarësisht se Borussia Dortmund ka paralajmëruar se nuk do ta shesë mesfushorin te ndonjëra nga skuadrat rivale në Bundesligë.
“Këto komente janë mjaft të çuditshme. Janë tri palë të përfshira në transferim andaj mbetet të shihet nëse futbollisti pajtohet me qëndrimin e klubit të tij” tha Rummenigge për Bild.
Gotze shkëlqeu sezonin e kaluar për Dortmundin që fitoi titullin e kampionit në Bundesligë.