E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern, kënaqësi për tu shikuar

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes ka shprehur krenarinë e tij për paraqitjen e shkëlqyeshme të skuadrës në fitoren e thellë 7-1 kundër Hoffenheimit të shtunën.

Golat për gjigantin bavarez i realizuan Mario Gomez (3), Arjen Robben (2), Toni Kroos dhe Franck Ribery.

“Në përgjithësi, ishte një paraqitje e nivelit të lartë. Skuadra ishte kënaqësi për tu shikuar. Për dallim nga ndeshja në Leverkusen, ne shfrytëzuam shumicën e rasteve që kishim. Nëse do ti konkretizonim, do të kishim fituar edhe atje” deklaroi Heynckes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›