E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani ‘godet’ ish skuadrën

Erjon Bogdani po vazhdon të shkëlqej me fanellën e Sienas, të cilën e veshi gjatë dimrit. Sulmuesi shqiptar e ka shënuar golin e tretë për këtë ekip.

Madje, reprezentuesi shqiptar të dielën ka shënuar gol ndaj ish skuadrës së tij, Cesenas, të cilën Siena e ka mposhtur si mysafire me rezultat 0:2 – në kuadër të xhiros së 27-të të kampionatit në Serie A.

Bogdani është inkuadruar në lojë në minutën e 72-të, derisa pas dhjetë minutave ia ka dal të shënoj gol për rezultat përfundimtar, 0:2.

Me këtë fitore Siena është ngjitur në vendin e trembëdhjetë të renditjes tabelore me 32 pikë të tubuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›