Bayern nis pergatitjet per sezonin e ardhshem

Bajerni i Mynihut ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm të Bundesligës gjermane, ndërsa futbollistët bavarezë janë vënë për herë të parë nën urdhërat e trajnerit të ri Jupp Heynckes. Tekniku 66-vjeçar u transferua të skuadra e Mynihut nga Bajer Leverkusen, ndërsa objektivi i tij është të kthejë gjigandët e futbollit gjerman te suksesi, pas një sezoni të dështuar.
I njohur si një nga futbollistët që ka shënuar më shumë në Gjermani pas Klaus Fischer dhe Gerd Muller, Heynckes është gjithashtu një nga trajnerët më të sukseshshëm gjermanë. Tekniku zëvendësoi në stolin e skuadrës bavareze hollandezin Louis Van Gal, i cili u shkakrkua nga detyra në përfundim të sezonit të shkuar, por kjo nuk është hera e parë që ai drejton Bejrnin e Mynihut.
Ai ka fituar 2 tituj kampionë me këtë ekip, përpara se të triumfonte me Realin e Madridit në fitimin e Ligës së Kampioneve të vitit 1998. Me rikthimin te Bayern-i i Mynihut Heynckes ka si detyrë formimin e një skuadre fituese dhe për ta bërë këtë duhet të mbajë yjet e ekipit të tij Frank Ribery dhe Artjen Robben, të cilët lakmohen shumë në këtë merkato.
Vetë trajneri ka bërë të ditur se beson te organika e tanishme e skuadrës, e cila do të luajë ndeshjen e parë të kampionatit në “Allianz Arena” kundër Borussia Moenchengladbach më 6 gusht.
Nertan Prifti