Nani nuk do të largohet nga Man United

Nani nuk ka plane të largohet nga Manchester United pas arritjes së Ashley Young dhe ka thënë se ai mirëpret konkurencën për një vend në formacionin e parë.
Anësori i Manchester United është lidhur me një largim nga Old Trafford muajin e fundit pasi tha se të ndjekësh nga stoli ndeshjet ishte diçka "e mërzitshme", por tani është zotuar se do të mbetet dhe do të luftojë për vend në ekip.
“Sigurisht më duhet të mirëpres çdo nënshkrim të ri, mendoj se Man United është një ekip fantastik. Kur ata sjellin lojtarë të rinj, ata e dinë nëse kjo është mirë për ekipin ose jo, dhe kjo (nënshkrimi i Young) e ka ndihmuar ekipin. Është mirë për ekipin, ne duam më shumë lojtarë për të na ndihmuar të fitojmë trofe”, ka thënë Nani.