E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern nuk ngutet për Heynckesin

Kryetari i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge tha të premten se klubi është i interesuar të vazhdojë kontratën e trajnerit veteran Jupp Heynckes pas qershorit të vitit 2013 por shtoi se nuk nguten në arritjen e marrëveshjes së re.

“Jemi të interesuar sepse jemi plotësisht të kënaqur me punën e tij, gjithçka pasqyrohet nga rezultatet në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve”, tha Rummenigge i cili shtoi se nuk ekziston nguti në arritjen e marrëveshjes.

“Do të zhvillojmë bisedime në kohë të përshtatshme për të dyja palët”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›