Dënimi i Rooneyt është shaka

Rooney është suspenduar për tri takime pasi goditi një kundërshtar dhe u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese kundër Malit të Zi. Ai do të mungojë në ndeshjet e Anglisë në fazën e grupeve të garës në Poloni dhe Ukrainë verën e ardhshme. Por, Moyes nuk pajtohet me dënimin e ish sulmuesit të Evertonit.
“Mendoj se dënimi prej tri ndeshjeve është shaka. Por, megjithatë, nuk mendoj se duhet të merret një vendim tani. Ne mund të flasim por askush nuk do të merr vendim, janë rreth gjashtë muaj deri në verë. Jam i sigurt se Fabio Capello nuk do të merr vendim deri atëherë”, tha Moyes për The Sun.
I pyetur nëse Rooney është bërë shembull, Moyes tha: “Po, mendoj se të gjithë e veçojnë Rooneyn. Nuk ka dyshim se ai nuk është dashur të bënte atë që bëri por mendoj se UEFA ka qenë e ashpër. Dënimi prej tri ndeshjeve është pak i tepërt”.