E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylis-Kastrioti 0-1, vendos Plaku

/* */

Bylisi hodhi një hap tërësisht të gabuar në shtëpi, kur humbi 1-0 kundër Kastriotit në “Adush Muça”, duke regjistruar kështu humbjen e dytë rresht në pesë javët e para dhe të parën në shtëpi.
 
Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi Sebino Plaku. Ish-lojtari i Tiranës dhe Flamurtarit realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 9-të.

Për tiranasin e dalë nga shkolla e Partizanit, ky ishte goli i tij i dytë sezonal me fanellën e Kastriotit.

Një ndalesë e hidhur kjo për trajnerin turk të Bylisit, Naxhi Shensoj, menjëherë pas humbjes me Teutën në javën e 4-t.

Kastrioti regjistroi fitoren e tretë sezonale dhe të dytën rresht pas asaj me Vllazninë (2-1) në Krujë, duke dëshmuar se ka një grup të frikshëm.

Krutanët e drejtuar nga trajneri Ramadan Ndreu u barazuan me pikë, nga 9, me dy bashkëkryesuesit, Tiranën dhe Teutën, që nga ana e tyre do të luajnë resketivisht kundër Vllaznisë (të shtunën) dhe Apoloninë (të dielën).

KATEGORIA SUPERIORE
Java e 5-të

Sot, 14 tetor
Tomori-Laçi        0-1
Shënues: Trajkoviç 34’ (p)

Bylis-Kastrioti        0-1
Shënues: Plaku 9’

Të shtunën, 15 tetor
Flamurtari-Pogradeci     14:00
Vllaznia-Tirana         16:00
Skënderbeu-Kamza        18:00

Të dielen, 16 tetor
Dinamo-Shkumbini     13:00
Apolonia-Teuta        14:00

RENDITJA

1     Tirana     4     9
2     Kastrioti     5     9
3    Teuta     4     9
4     Laçi         5     8
5    Bylis     5     7
6     Apolonia     4     7
7     Vllaznia     4     6
8     Shkumbini     4     6
8     Flamurtari 4     6
10    Pogradeci     4     6
11     Skënderbeu 4     5
12     Tomorri     5     4
13     Kamza     4     3
14     Dinamo*     4     -2

* Dinamos i janë hequr 3 pikë nga FIFA për mospagimi e lojtarit kroat Dario Bodrusiç

Golashënuesit
7 gola: Dervishi (Shkumbini, 4p)
5 gola: Inkango (Kastrioti, 1p)
4 gola: Sukaj (Vllaznia)
3 gola: Dimo (Bylis, 1p); Bala (Tirana); Emurllahu (Laçi); Rama (Apolonia),

2 gola: Uashington (Bylis), Abazaj (Bylis), Veliu (Flamurtari), Plaku (Kastrioti), Trajkoviç (Laçi,2 p), Shkëmbi (Skënderbeu, 1p), G.Lika (Tirana), Bakiu (Tomori), Vajushi (Vllaznia)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›