Taiwo dëshiron të dëshmohet

Mbrojtësi i Milanit Taye Taiwo beson se mund të fitojë statusin e titullarit në ekip pas transferimit nga Olympique Marseille gjatë afatit kalimtar të verës.
26 vjeçari ka bërë vetëm një paraqitje për Rossonerët këtë sezon pas dëmtimit që pësoi në gusht e që e mbajti jashtë fushe për një muaj. Por, Taiwo beson se me fat më të mirë ai mund të jetë titullar për Milanin.
“E di se kam potencial për tu dëshmuar në Milan. Duhet të vazhdoj të punoj shumë dhe besoj se mund të bëhem titullar”, tha Taiwo për Milannews.it.