Mourinho, më i miri

Jose Mourinho është përshkruar si trajneri më i mirë në botë nga mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Coentrao.
23 vjeçari ka përplot lëvdata për trajnerin e tij i cili e solli në kryeqytetin e Spanjës nga Benfica gjatë afatit kalimtar të verës.
“Mourinho është trajneri më i mirë në botë. Ai është special dhe njeri fantastik. Mourinho ka rëndësi të madhe për mua. Ai deshi që unë të luaj për Realin dhe e adhuroj shumë. I jam mirënjohës, si trajner është më i miri, trajner special”, tha Coentrao për Real Madrid TV.