Bocchetti nuk largohet nga Rubini

Menaxheri i Salvatore Bocchettit ka njoftuar se klienti i tij është i kënaqur në Rubin Kazan pas spekulimeve rreth interesimit nga klubi italian Napoli.
Në javët e fundit kanë filluar të qarkullojnë njoftime se Napoli synon transferimin e Bocchettit gjatë afatit kalimtar të janarit por Andrea D’Amico ka mohuar mundësinë e largimit të qendërmbrojtësit nga klubi rus.
“Bocchetti është i lumtur në Rusi. A është duke u adaptuar me ligën atje dhe ka mësuar gjuhën”, tha D’Amico për Radio Kiss Kiss.