E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern përcjell Llorenten

Nga Express më 08 shtator 2011 në ora 19:00

Bayern Munich është duke konsideruar mundësinë e paraqitjes së një oferte për sulmuesin e Athletic Bilbaos Fernando Llorente pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Sipas radiostacionit spanjoll Cadena Ser, përveç Real Madridit, Llorente ka zgjuar interesim edhe nga gjiganti bavarez.

Një faktor që mund të sjell largimin e Llorentes nga Bilbao është emërimi i Marcelo Bielsas për pasardhës të Joaquin Caparrosit në postin e trajnerit, vendim që thuhet se ka shqetësuar sulmuesin 26 vjeq.

Llorente ka shënuar 83 gola në 24o paraqitje për Bilbaon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›