E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern, pesë gola Fortuna Dusseldorf

Bayerni nuk di të ndalet në Bundesligën gjermane.

Finalisti i Ligës së Kampionëve ka shënuar fitore të lartë kundrejt Fortuna Dusseldorf.

Serinë e gola për Bayernin e filloj Mundzukic në minutën e 28 për 1-0. 2-0 për Bayernin e bëri Loius Gustavo më të cilin rezultat përfundoj edhe pjesa e parë e takimit.

Në pjesën e dytë ishte vetëm një skuadër në fushë. Për rezultatin 3-0 u përkujdes Muller në minutën e 55. I njëjti lojtar shënoj në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes pra në minutën e 86.

Ndërkaq, rezultati prej 5-0 u shënua në minutën e 87 përsëri nga mbrojtësi i krahut Rafinha.

Në gjiron e tetë të Bundesligës Bayern ka tetë fitore dhe i prin tabelës me 24 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›