Nani kushton 15 milionë funte

Nani është shumë pranë largimit nga Manchester United. E përditshmja angleze The Manchester Evening News ka njoftuar të shtunën se kontrata e reprezentuesit portugez me klubin nga Old Trafford skadon më 2014 por negociatat për vazhdimin e saj kanë dështuar dhe ai mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Zenit St Petersburg ka shprehur interesim për shërbimet e Nanit i cili kërkohet edhe nga dy gjigantët e Serisë A, Juventus dhe Milan.
Manchester United besohet se kërkon 15 milionë funte për Nanin i cili ka humbur vendin në formacionin bazë.