Gjermania në depresion

Menaxheri i Gjermanisë, Olivier Bierhoff ka bërë të ditur se çdo anëtar i ekipit mbeti në depresion pas barazimit 4-4 me Suedinë në mesjavë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014.
Gjermania ishte në epërsi 4-0 pas gati një ore lojë por suedezët u kundërpërgjigjën duke barazuar rezultatin në minutën e fundit të lojës shtesë.
“Pas takimit të gjithë ishim të prekur dhe u ndjemë në depresion, sepse luajtëm si kampion për 60 minutat e para kurse më pas ndodhi një rënie e papritur. Të gjithë duhet të rimarrin veten dhe të mendojnë për ndeshjet e ardhshme”, deklaroi Bierhoff për Die Welt.