E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi i Artë për Pirlon

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque mendon se mesfushori i Juventusit, dhe Kombëtares italiane Andrea Pirlo mund të fitojë Topin e Artë këtë vit.

Çmimi individual i ndahet futbollistit më të mirë në botë në 12 muajt e fundit kurse Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo konsiderohen favoritë. Por, Del Bosque beson se edhe Serie A ka një përfaqësues të denjë.

“Po, Pirlo mund të fitojë Topin e Artë”, deklaroi Del Bosque gjatë një interviste për Gazzetta dello Sport. “Ai është futbollist i kompletuar, i aftë për të krijuar dhe përfunduar një aksion. Edhe pse shpresoj që çmimi ti takojë një futbollisti spanjoll”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›