E Diel, 1 Nëntor 2026

Schalke e mund Dortmundin në shtëpi të vet

Kampioni i Gjermanisë Borussia Dortmund nuk ka mundur që të shënoj fitoren e radhës pasi që ishte Schalke ajo që e fitoj derbin e kësaj jave në Bundesligën gjermane duke e mundur me rezultat 2-1.

Schalke ishte shumë më e mirë në këtë takim ku dominoi në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë ku edhe shënoj golat, pavarësisht se ishte mysafir.

Akullin të parët e shkrinë Schalke dhe i ardhuri nga Barcelona në Schalke, Afellay në minutën 14 të takimit.

Për rezultatin 2-0 u përkujdes Hoger, ndërkaq golin e vetëm për Dortmundin e shënoj sulmuesi në formë Lewandowski.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›