E Shtunë, 31 Tetor 2026

United mund Stoke Cityin

Të parët në epërsi kaluan Stoke City pas një autogoli të shënuar nga Wayne Rooney në minutën e 11 të ndeshjes ku pas një harkimi nga goditja nga këndi sulmuesi i Manchesterit duke u përpjekur ta largoj topin nga goli i tij shënoj në të.

Por gjërat ndryshuan në minutën e 27 të takimit ku ishte pikërisht autori i autogolit Rooney që shënoi me kokë pas një asistimi të sulmuesit Van Persie, ndërkaq më së miri në zonë u gjend Rooney ku shënoi me kokë për rezultat 1-1.

Në pjesën e parë Manchester arriti që të kthej rezultatin duke kaluar në epërsi me golin e Robin van Persie. Kësaj radhe sulmuesit holandez i asistoj numri 7 i Manchesterit, Antonio Velencia.

Më të filluar pjesa e dytë e takimi, Wayne Rooney ka gjetur për mrekulli kolegun e tij të sulmit Danny Ëelback, i cili pa ndonjë vështirës arriti të shënoi golin e tretë për rezultatin 3-1.

Stoke City arriti që ta ngushtoj epërsinë në minutën e 59 – të takimit ku Knightly shënoj për rezultat 3-2 pas nj gabimi të mbrojtjes së Manchester.

Por, nuk kaluan shumë dhe përsëri në skenë doli Wayne Roonye.

Van Persie ekzekutoj goditjen nga këndi, atë e devijoj me kokë Danny Welback ndërkaq në gol e shndërroj Rooney për rezultatin 4-2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›