Bayern transferon vëllanë e Schweinsteigerit

Bayern Munich ka njoftuar në uebfaqen e tij zyrtare se ka siguruar shërbimet e Tobias Schweinsteiger nga Jahn Regensburg.
Sulmuesi 30 vjeç, vëllai i mesfushorit të Bayernit, Bastian Schweinsteiger, nga sezoni 2012-13 do të luajë me skuadrën e dytë të gjigantit bavarez.
“Jam shumë i lumtur që gjithçka është sqaruar dhe jam shumë i gëzuar që do të kem rastin të jem në të njëjtin klub si vëllai im Bastian. Shpresoj që me përvojën time ti ndihmoj futbollistëve të rinj në klub”, deklaroi Tobias për uebfaqen zyrtare të klubit.