E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea rrezikon një vit të humbur

Portieri Petr Cech ka paralajmëruar se Chelsea rrezikon “një vit të humbur në avancimin e klubit” nëse dështon të sigurojë kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti londinez ka luajtur në garën elite të klubeve evropiane për nëntë sezone me radhë, por kësaj radhe janë në pozitë të vështirë për të siguruar pjesëmarrjen, pesë pikë larg Tottenhamit në pozitën e katërt.

“Është një vit i humbur në avancimin e klubit. Nuk guxojmë të mungojmë në Ligën e Kampionëve, sepse ekipet e mëdha luajnë në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Cech.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›